Alibeaj takim me strukturat e PD: “McGonigal”, Drejtësia të flasë

Shqipëria

Alibeaj takim me strukturat e PD: “McGonigal”, Drejtësia të flasë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:37
Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se drejtësia duhet të reagojë për çështjen “McGonigal”. Në një takim me strukturat blu të degëve 2 dhe 4 në Tiranë, Alibeaj shigjetoi kryeministrin Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PD kërkoi që kryeministri të përgjigjet lidhur me akuzat për përfshirje në këtë çështje.

Krahas akuzave për kundërshtarët, në fokus të këtij takimi ishte dhe organizimi i partisë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ndërkohë me datë 3 mars pritet që gjykata të vendos ‘fatin’ për vulën e PD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat