Vendimi i Apelit për vulën e PD, Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre

Shqipëria

Vendimi i Apelit për vulën e PD, Korreshi: Do dalim më të copëtuar, demokratët do shahen mes tyre

Më: 4 mars 2023 Në ora: 09:16
Saimir Korreshi

Deputeti i PD Saimir Korreshi thotë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën, Partia Demokratike do të dalë më e copëtuar. Në një intervistë televizive ditën e djeshme, Korreshi theksoi se pas vendimit demokratët fillimisht do të shahen mes tyre, më pas do të nisin një lloj bashkëpunimi për zgjedhjet e 14 majit, e më pas drejt një bashkimi.

“Ky vendim është i vonuar! Nuk i bën mirë procesit zgjedhor ku kemi hyrë. Mendoj dhe gjykoj se prandaj nuk kishte interes protesta. Kishin më shumë interes se çfarë do të vendoste Gjykata e Apelit. Do jem gjithë kohës në Partisë Demokratike. Do dalë më e copëtuar pas vendimit të Apelit. Pas vendimit të gjykatës do të fillojnë dhe të shahen demokratët mes njëri tjetrit. Do të ketë këtë lloj tensioni. Njëra palë s’do pajtohet me tjetrën dhe do të shkojmë dy hapa mbrapa. Gjykoj se do të ketë një stepje. Vendimi i gjykatës pika 0 e Partisë Demokratike për të filluar një bashkëpunim e më pas për një bashkim”, deklaroi Korreshi.

Ndërkohë nga ana tjetër aktivisti i Nismës Thurje, Endri Shabani thotë se çështja e vulës për Partinë Demokratike s’ka pse të jetë një çështje kombëtare, pasi është një problem i brendshëm brenda PD-së.

Në të njëjtën studio televizive, Shabani theksoi se çdo aktor i ri tashmë merr më shumë vëmendje se Sali Berisha. I pyetur në lidhje me protestën e Berishës, Shabani shtoi se protestat e ish-kryeministrit nuk kanë më asnjë ndikim në shoqëri.

“Nuk ka pse të jetë çështje kombëtare. Më duket një lloj inercie që mban peng edhe zhvillimin e vendit, pasi shoh që jo vetëm Nisma Thurje, e çdo aktor i ri merr shumë vëmendje se takimet e Sali Berishës me elektoratin e vet. Kjo e vështirëson edhe më shumë. S’ka asgjë që sot e thotë Sali Berisha që nuk e ka thënë në të shkuarën e që nuk e thotë sot. Unë si një aktor që e shoh një mënyrë të njëanshme me duket jo shumë e shëndetshme. E gjithë shoqëria ishte e ndikuar për çështjen pse po protestonin. Protesta e Sali Berishës nuk kanë asnjë ndikim në shoqëri,. Është si një ngjarje e izoluar diku dhe njerëzit bezdisen nga trafiku. Kjo tregon shumë për mënyrën se si aktorët politike janë izoluar nga shoqëria”, deklaroi Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat