Tjetër aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin - policia në kërkim të shoferit

Shqipëria

Tjetër aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin - policia në kërkim të shoferit

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat