E ëma iu vra në lokalin ku punonte/ Djali i viktimës rrënqeth me fjalët: Mallkuar plumbat që u zbrazën në trupin tënd

Shqipëria

E ëma iu vra në lokalin ku punonte/ Djali i viktimës rrënqeth me fjalët: Mallkuar plumbat që u zbrazën në trupin tënd

Më: 13 mars 2023 Në ora: 09:08
Mimoza Paja dhe djali i saj

Djali i Mimoza Pajës, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Don Boskos, ka bërë një postim prekës. Teksa ka ndarë një fotografi ku duket me të ëmën, ai ka shkruar:

Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam.”

60-vjeçarja punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve. Dy persona me motor hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit duke bërë që 60 vjeçarja që mbetej e vdekur ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u plagos për shkak të ciflave të xhamave.

Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli. Lokali ku ndodhi ngjarja rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat