KAS rrëzon Alibeajn dhe Berishën; vendimi për regjistrimin e PD në zgjedhje në dorën e Celibashit

Shqipëria

KAS rrëzon Alibeajn dhe Berishën; vendimi për regjistrimin e PD në zgjedhje në dorën e Celibashit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:31
Berisha dhe Alibeaj

KAS vendos të mos shqyrtojë dy kërkesat e grupeve të Partisë demokratike në lidhje me vendimin e marrë nga KQZ pak ditë më parë për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje.

Vendimi i bërë publik nga Ilirjan Celibashi përjashtonte Berishen nga zgjedhjet lokale dhe i jepte 48 orë kohë Alibeajt për të plotësuar dokumentacionin e regjistrimit në zgjedhje.

Tanime pas kësaj vendimarrje të KAS-it, grupimi i Alibeajt që ka legjitimitetin e përfaqësimit të PD në zgjedhje, duhet të  rikthehet edhe njëherë tjeter në KQZ, për tu njohur me vendimin e Celibashit për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 majitt.

KQZ, përmes Celibashit tha se njeh PD e Basha-Alibeajt si subject të ligjshëm, mirëpo dokumentacioni i paraqitur për regjistrim në procesin electoral nuk ishte I plotë.

Mirëpo Alibeaj, I autorizuar nga Basha për të drejtuar PD-në, tha se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë plotësim në dokumentacion, I cili sipas tyre është I rregullt dhe konform ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat