Sulmoi me grushte infermierin e Spitalit të Beratit, procedohet penalisht i riu

Shqipëria

Sulmoi me grushte infermierin e Spitalit të Beratit, procedohet penalisht i riu

Më: 19 mars 2023 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është shoqëruar dhe proceduar penalisht pasi sulmoi me grushte infermierin e Spitalit në Berat.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet K. Sh. u procedua për “Goditje për shkak të detyrës”.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe një pune të mirë organizuar nga shërbimet e Policisë Berat, u kap dhe u procedua penalisht për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, kryer në bashkëpunim, shtetasi i shpallur në kërkim ditën e djeshme K. Sh., 22-vjeç, pasi në ambientet e Spitalit Rajonal Berat, në bashkëpunim me shtetasin E. N., goditën me grusht infermierin e Spitalit”, thekson Policia e Shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat