Sekuestrimi i 34 pasurive të Ervis Martinajt, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin

Shqipëria

Sekuestrimi i 34 pasurive të Ervis Martinajt, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin

Më: 20 mars 2023 Në ora: 14:32
Ervis Martinaj

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 17.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 48 akti, datë 07.03.2023 regjistri, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit V.K., A.K., M.M., V.M., E.M., D.M., E.M., R.M., D.K., A.K. F.V., kundër vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi sekuestrimin e 34 pasurive.

– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ngritur nga avokati Mirash Martini në emër dhe për llogari të z. E.M.

– Ti njoftohet ky vendim avokatit Mirash Martini.

– Miratimin e vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket ankuesve V.K., A.K., M.M., V.M., D.M., E.M., R.M., D.K., F.V.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat