Ballafaqimi me Shullazin/ Luftar Reçi dëshmon në GJKKO, shtyhet sërish seanca

Shqipëria

Ballafaqimi me Shullazin/ Luftar Reçi dëshmon në GJKKO, shtyhet sërish seanca

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:17
Ballafaqimi me Shullazin/ Luftar Reçi dëshmon në GJKKO, shtyhet sërish seanca

Seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë sërish. Shkak është bërë dëshmia e e të penduarit të drejtësisë, Lufta Reçit, e cila është regjistruar. Audio e dëshmisë do t’i vihet në dispozicion avokatëve të palës tjetër.

Seanca e kësaj të hëne në GJKKO është zhvilluar me dyer të mbyllura. Më herët, Luftar Reçi kërkoi që dëshminë e tij ta jepte në lidhje me përmes “Skype” duke theksuar se ndihej i kërcënuar dhe kishte probleme shëndetësore.

Në ballafaqimin e kësaj të hëne ai ka shprehur sërish para togave të zeza se është kërcënuar.

Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Viktor Imeraj, akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat