Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Shqipëria

Aksident në Fushë-Krujë, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Më: 20 mars 2023 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident pasditen e sotme në Fushë Krujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:50, ku një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat