Si do të hyjë PD në zgjedhje? 3 skenarët e Alibeajt për “14 majin”

Shqipëria

Si do të hyjë PD në zgjedhje? 3 skenarët e Alibeajt për “14 majin”

Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:26
Enkelejd Alibeaj

Në një kohë që një pjesë e opozitës e ka nisur fushatën prej disa javësh, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ende nuk ka përcaktuar mënyrën se si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhjen e kësaj të hëne mes Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së partisë u diskutua për tre variante. Një propozim ishte që PD të hyjë në zgjedhje në 61 bashki me kandidatë për kryetar dhe për këshillat bashkiak.

Opsioni i dytë është hyrja në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiak, ndërsa, një ide miks e mbështetur nga disa prej të pranishmëve është një garim i pjesshëm në disa bashki për kryetar dhe në çdo bashki për këshillat bashkiak. I pyetur për to, Alibeaj mbajti këtë qëndrim.

“Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim”, theksoi ai.

Edhe pse i qëndroi idesë që në 14 maj të mos ketë 2 kandidatë demokrat në garë, Alibeaj nuk ia kurseu përgjigjen Sali Berishës.

“Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet. Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë”, tha Alibeaj.

Alibeaj pranoi se për vendimet që merr tashmë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike, konsultohet edhe me ish-kryetarin, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat