Shoferi humb kontrollin e makinës në Shupenzë, plagos një këmbësor

Shqipëria

Shoferi humb kontrollin e makinës në Shupenzë, plagos një këmbësor

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në fshatin Shupenzë ku një qytetar ka humbur drejtimin e automjetit të tij të tipit “Golf” dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar një këmbësor.

I cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat