​Begaj: Arbëreshët, model i shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare

Shqipëria

​Begaj: Arbëreshët, model i shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare

Më: 21 mars 2023 Në ora: 18:30
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe.

Gjatë takimit, Begaj ka folur për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.

“Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekuilibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj,” citohet Begaj.

Presidenti Begaj u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe.

“Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi”, tha ai.

Kreu i shtetit i siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat