​Rama pritet nga kryeministri britanik Rishi Sunak

Shqipëria

​Rama pritet nga kryeministri britanik Rishi Sunak

Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:29
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.

Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat