Rama në Londër: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Shqipëria

Rama në Londër: Nëse rusët pushtojnë Britaninë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Më: 24 mars 2023 Në ora: 08:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe zhvilloi edhe një bashkëbisedim të veçantë në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. 

Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, u shpreh kryeministri shqiptar ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

Duke u ndalur tek largimi i të rinjve, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot njerëzve qëndro këtu pasi ke një të ardhshme të shndritshme, por ato janë të lirë të lëvizin kudo që ato duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat