Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia tregon kur vjen kthesa drastike

Shqipëria

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia tregon kur vjen kthesa drastike

Më: 25 mars 2023 Në ora: 09:54
Lajda Porja

Sipas meterologeve, kete te shtune dhe te diele vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Sipas meteorologes Lajda Porja, këtë fundjavë temperaturat mund të shkojnë deri në 25-26 gradë, ndërsa nga data 27-28 fillojnë “plakat” të cilat do të sjellin dhe reshjet e shiut.

“Një diell dhe ideal do të thosha gjatë kësaj fundjave ku priten temperatura, sidomos dita e shtunë me vlera 25-26 gradë, tipike dhe për plazh do të thosha, megjithatë moti do të jetë i kthjellët, vranësirat në zonat malore do jenë kalimtare dhe të pakta.

Nuk zhgënjejnë sërish ‘plakat’ duke bërë që fundi i marsit datat 27-28, pra javën tjetër të sjellin reshje, megjithatë reshje do jenë kalimtare.

Parashikohet që edhe deti i qetë pasi dhe era do jetë kryesisht e lehtë dhe me shpejtësi jo më shumë se 28-30 km në orë.

E gjithë vija bregdetare me temperatura mbi 20 gradë, mund ta shijojnë sidomos dita e shtunë, ku parashikohet që qarku i Vlorës do të regjistrojë dhe vlerën 25 gradë, temperatura shumë të larta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.

E shtuna dhe e diela janë shumë të favorshme përgjatë këtij marsi dhe surprizues do jetë kjo pranverë. Do kemi dimër, do kemi plazh, do kemi gjithë surprizat e mundshme edhe gjatë muajit prill”, parashikon Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat