Banorët e ish-Divizionit në Shkodër në protestë për legalizimet: Do bojkotojmë zgjedhjet

Shqipëria

Banorët e ish-Divizionit në Shkodër në protestë për legalizimet: Do bojkotojmë zgjedhjet

Më: 25 mars 2023 Në ora: 16:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e 132 familje në zonën e Ish-Divizionit në Shkodër janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë legalizimin e banesave ku jetojnë.

Me anë të një letre drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropalit, kryebashkiakut së Shkodrës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS për Shkodrën, Benet Becin, banorët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të pajisen me certifikata legalizimi dhe pronësi, në të kundër do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne, tani dy muaj përpara zgjedhjeve kemi vendosur unanimisht që asnjë nga familjet tona dhe as të afërmit tanë, nuk do të marrim pjesë në votimet e 14 majit. Do vazhdojmë dhe rrugën e protestave dhe të gjitha format e kundërshtimeve derisa te na jepet zgjidhja për te na privatizuar dhe legalizuar shtëpitë tona”, shkruhet në letër.

Banorët shprehen se në të gjitha fushatat elektorale u është premtuar zgjidhja por gjithçka ka mbetur në fjalë, teksa shtojnë se prej 26 vitesh asnjë nga këto familje që jeton në zonën e ish-Divizonit nuk kanë asnjë lloj dokumenti për pronën, ndonëse procesin e legalizimit e kanë nisur prej vitesh, madje kanë kryer edhe pagesat.

Vetë banorët e zonëskanë pohuar që i kanë zënë këto godina që në vitet 1992, dhe përdoreshin për strehimin e ish-ushtarakëve. Ata thonë se janë vendosur në godinat e ish-Divizionit pas migrimit të brendshëm që kanë bërë në vitet e hershme. Ata pretendojnë se paguajnë çdo lloj takse të bashkisë, ujë dhe drita në banesat që po përdorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat