Përfundon mbledhja e Alibeajt për “14 majin”, mosmarrëveshje mes krerëve të degëve

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Alibeajt për “14 majin”, mosmarrëveshje mes krerëve të degëve

Më: 25 mars 2023 Në ora: 18:39
Enkelejd Alibeaj

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj me 17 kandidatët që pritet të garojnë si kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mësohet në mbledhje pa pasur përplasje të qëndrimeve nga një pjesë e krerëve të degëve. Ai i Mirditës, Mark Ruçi, ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dalë me 61 bashki. Ndërkohë kreu i Degës së Durrësit, Joni Myshketa, është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por duhet të ruhen nga një përçarje e mëtejshme.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Dhurata Çupi këmbënguli që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Nisur nga ky propozim i deputetes së Qarkut të Dibrës, kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede, njëherësh edhe kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Dibrës, thotë se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.

Sipas saj, Alibeaj dhe Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sipas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen.

Përsa i përket Tiranës, emrat e kandidatëve të propozuar janë: Roland Bejko, Rudi Erebara, Jonila Godole.

Kujtojmë se Bardhi deklaroi se për Tiranën ka disa emra.

“Bejko dhe Godole nuk janë të vetmit që janë propozuar për bashkinë e Tiranës nga strukturat, ka edhe më shumë emra. Nuk ka ende një vendimmarrje, por ka më shumë se 2 emra. Nuk mund të nxjerr dokumentet që kemi në tryezën e punës”, tha Bardhi.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan – Florian Qamo 
3.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz – Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë – Sandër Marku
6.    Krujë – Sabah Sheta
7.    Dibër – Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
13.    Librazhd -Bujar Vreto 
14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë Mark Ruçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat