Lek i ri, apo lek i vjetër? Ja cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët

Shqipëria

Lek i ri, apo lek i vjetër? Ja cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët

Më: 26 mars 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Lek i ri apo lek i vjetër? Ky  fenomen vijon të ngatërrojë më shumë se 54% të qytetarëve shqiptarë ende pas shumë dekadash.

Termat e gabuar të lekut përdoren më shumë në familje dhe në rrethin shoqëror. Gabimet në përdorimin e terminologjisë së duhur kanë nisur 57 vite më parë  kur u bë reforma monetare dhe  u zëvendësua kartëmonedha në raportin 10 me 1.

Banka e Shqipërisë sygjeron që ndryshimi duhet të nisë nga edukimi i brezit të ri me terminologjinë e duhur. Të rinjtë e pranojnë se shpesh përdorin vlerën e gabuar të lekëve.

Përdorimi i gabuar i termave  “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun” , sipas Bankës Qendrore shfaqet kryesisht te disa kategori si  personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat