Plazh në Durrës/ Ngrohja e motit tërheq dhjetëra qytetarë në bregdet

Shqipëria

Plazh në Durrës/ Ngrohja e motit tërheq dhjetëra qytetarë në bregdet

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:12
Durrës

Ngrohja e motit ka rikthyer fluksin në bregdet këtë fundjavë.

Në Durrës, qytetarët po shijojnë rrezet e diellit dhe shëtitjen buzë detit.

Temperaturat nuk i kalojnë 17 gradë Celsius, por disa kanë guxuar duke notuar në det, ndonëse uji është ende i ftohtë.

Nga ana tjetër peshkatarët nxitojnë të kthehen këtë pasdite nga gjuetia në det të hapur, pasi fillimi i javës do të ofrojë kushte të tjera atmosferike.

Sipas shërbimet meterologjike, java e ardhshme do të shoqërohet me vranësira dhe reshje shiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat