Komisioni i Ligjeve/ “Po shkatërrohet themeli i së drejtës”, Bylykbashi: Rama mbron ministrat e korruptuar!

Shqipëria

Komisioni i Ligjeve/ “Po shkatërrohet themeli i së drejtës”, Bylykbashi: Rama mbron ministrat e korruptuar!

Më: 27 mars 2023 Në ora: 11:48
Deputeti Oerd Bylykbashi

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e radhës në Komisionin për Çështjet Ligjore. Deputeti Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë prioritet.

Gjithashtu në këtë mbledhje bëri të ditur edhe propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, pasi sipas tij niveli i korrupsionit në vend është në nivele të larta. Ndër të tjera nuk i kurseu as akuzat për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ky i fundit po mbron ministrat e korruptuar.

“Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale te korrupsionit dhe te krimit te organizuar, kundër kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore pergjegjese per prokurimet pub/ike  dhe koncesionet, si dhe ish-funksionareve të sipërpërmendur. Kjo dispozite i shtrin efektet e saj deri në datë 31.12.2037″”, ishte propozimi për ndryshim i bërë nga Bylykbashi.

Gjithashtu ai theksoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë më efektive në krahasim me SPAK.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë më efektive se sa është SPAK sot. Një nga problemet më të mëdha ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë. Propozimi ynë ka të bëjë me një ndryshim në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë që targeton ata mbajtës pushteti që kontrollojnë dhe shpërdorojnë nëpërmjet korrupsionit paranë publike. Janë këta zyrtarë që me prova në sy të të gjithëve, janë të akuzuarit nga opinioni publik se janë përgjegjës për korrupsionin që po shkatërron themelin e së drejtës. Nëpërmjet kësaj dispozite, deri në vitin 2037, nuk mund të fshihet pas parashkrimit të ndjekjes penale, por do të jenë përgjegjës para drejtësisë. Nuk mundet parashkrimit të jetë mburojë i një prej kancerëve me të tmerrshëm që po përjetohet në këto kohë. Parashkrimi nuk mund të jetë mbrojtje, për kryeministrin, ministrat kryetarin e bashkisë Tiranë dhe ata që menaxhojnë paranë publike”, tha Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat