Sulmi me armë ndaj Top Channel, dyshohet se kanë qenë tre persona - Ja itinerari që ndoqën autorët

Shqipëria

Sulmi me armë ndaj Top Channel, dyshohet se kanë qenë tre persona - Ja itinerari që ndoqën autorët

Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen pranë zyrave të Top Channel, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, ku për pasojë roja i godinës mbeti i vrarë.

Panorama TV mëson se në këtë ngjarja dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona.

Po kush është itinerari që ndoqën autorët? Dyshohet se ata kanë ardhur nga Kashari në drejtim të Tiranës, në Mzez. Sapo kanë kaluar godinën e televizionit janë kthyer nga ana e pasme duke qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 27 gëzhoja, ndërsa pas ngjarjes në zonën e Kavajës u gjet një makine e djegur “Range Rover”, brenda së cilës ishin edhe dy kallashnikov.

Nuk dihen ende motivet e ketij sulmi me arme zjarri, nderkohe po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat