“Trafiku i rënduar përkeqëson shëndetin e qytetarëve”, Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban

Shqipëria

“Trafiku i rënduar përkeqëson shëndetin e qytetarëve”, Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:23
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin mbi trafikun e rënduar rrugor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit te njerëzit.

Duke iu referuar një studimi, Meta shprehet optimist sa i takon planit të kandidatit të Berishës për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi për transformimin e transportit urban në kryeqytet.

REAGIMI I METES

Trafiku rrugor i rënduar dhe zhurmat e shtuara që shkakton ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit.
Studimet më të fundit të publikuara në revistat prestigjoze amerikane provojnë që zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut, sidomos kur ai shoqërohet edhe nga ajri i ndotur.
Tirana fatkeqësisht i ka të dyja, edhe zhurmat e trafikut, edhe ajrin e ndotur.
Ndaj plani i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Belind Këlliçi për transformimin rrënjësor të transportit urban është përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Tiranës.
Këto do t’i bëjmë realitet pas 14 Majit!
Bashkë🤝Fitojmë! ✌️🇦🇱
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj
#NdryshimMeCdoCmim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat