Meta mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar: Fokusi ynë, lufta kundër shpopullimit

Shqipëria

Meta mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar: Fokusi ynë, lufta kundër shpopullimit

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:41
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në mbledhjen Komitetit Drejtues Kombëtar, ka deklaruar se fokusi kryesor i partisë që ai drejton është lufta kundër shpopullimit.

Ai u shpreh se është i bindur që koalicionin “Bashkë Fitojmë” do të jetë gjerësisht i votuar në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se modeli i ofruar prej tyre, është vendosja e qytetarëve në plan të parë.

Meta premtoi edhe rritje page me 50% për profesionet e lira në vend.

Do votohet në Tiranë për Këlliçi, në Durrës për Carën, në Elbasan për Boçin dhe në Shkodër për Bardh Spahinë.

Poetët shkruajnë se para se të agojnë nata bëhet më e errët. Ky është momenti ku ndodhemi, Agimi është në mbrëmjen e 14 majit.

Kemi një pushtet të kalbur, gjysmën e qeverisë e ka në burg, gjysmës tjetër i bëjnë kontroll të grave e partnereve.

Ata kanë treguar që jo që nuk dinë por as nuk duan të mësojnë të qeverisin.

Të gjithë indikatorët për vendin tonë janë skandalozë, ndërkohë në 2 vite Kosova është përmirësuar 20 vende.

Jemi në këtë fushatë me një ofertë shumë pozitive që përmban brenda një dimension të lartë ekonomik. PL mbron interesat e qytetarëve dhe sipërmarrësve të ndershëm.

Fokusi ynë mbetet lufta kundër shpopullimit.

PL do tregojë se kur ka vullnet gjithçka bëhet.

Ne mbështesim planin e Belind Këlliçit, kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, për rishikimin e taksave vendore.

Ne sot patëm edhe tryezën për shëndetësinë, pushteti po bën që profesionistët më të mirë të largohen, ndaj është thelbësore që fillimisht të ngrihen pagat për ta me 50 përqind.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” jam i sigurt se do të votohet në mënyrë bindëse në të gjithë vendin dhe modeli ynë do jetë ai që vendos qytetarët të parët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat