Të shtënat me armë zjarri në Lushnje, flet vëllai i gruas që mbeti e plagosur: Ishim në gjyq për punë toke, na bënë pritë

Shqipëria

Të shtënat me armë zjarri në Lushnje, flet vëllai i gruas që mbeti e plagosur: Ishim në gjyq për punë toke, na bënë pritë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:08
Afrim Hasalla,

Afrim Hasalla, vëllai i Bajame Senejës e cila u plagos me armë zjarri në këmbë pasditen e sotme në Lushnje, ka treguar ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për pronësinë.

Hasalla u shpreh se sot kishin qenë në gjyq dhe kanë qenë duke u kthyer në shtëpi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ai tregoi se personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin , që ndodheshin pas tyre.

“Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke.

Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat