Nga McGonigal tek inceneratori i Tiranës dhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, kreu i SPAK zbardh detaje për çështjet e nxehta

Shqipëria

Nga McGonigal tek inceneratori i Tiranës dhe i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, kreu i SPAK zbardh detaje për çështjet e nxehta

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:04
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka folur sot para gazetarëve për disa çështje me rëndësi, që nga afera McGonigal, inceneratori i Tiranës apo dhe tenderi i sterilizimit. 

Duke u ndalu te çështja McGonigal, Dumani tha se prokuroria nuk jep informacione kur heton njerëz.
Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.”, tha Dumani. 

Ndërkohë, për çështjen e sterilizimit, Dumani tha se; “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime.”.

Nga ana tjetër pyetjes se pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Dumani tha se kjo çështje është nën hetim. “I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t’i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.”, shtoi ai. 

Po ashtu Dumani u pyet edhe për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu shumë për botën e krimit, duke çuar në disa arrestime. “Nuk ka procedim penal më vete, por brenda procedimit ku përfshihen gjithë materialet hetimore po hetohet dhe bëhen veprime. Janë vendosur në dijeni edhe autoritetet që merren me çështje të tilla.”, nënvizoi Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat