Studentët në radhë për abone/ Meta: Plani i Belind Këlliçit për transport falas zgjidh situatën skandaloze

Shqipëria

Studentët në radhë për abone/ Meta: Plani i Belind Këlliçit për transport falas zgjidh situatën skandaloze

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kreu i PL, Ilir Meta ka publikuar një foto të studentëve të cilët shihen në radhë për të blerë abonenë mujore në lidhje me transportin urban.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se propozimi i kandidatit Belind Këlliçi për transportin falas është një plan i shkëlqyer në mënyrë që studentët mos të rinë në radhë për abone.

Sakaq shton se me transporti falas i jep fund kësaj situate.

Postimi i plotë:

Radhë pa fund të studentëve dhe të rinjve për abonetë e transportit urban.

Studentët nuk do të rrinë më kurrë në radhë për abone, sepse Plani i shkëlqyer i Belind Këlliçit për transportin publik falas i jep fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate skandaloze.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat