Ekonomia u rrit me 4.84 për qind/ Ibrahimaj: Rritja e pagave nuk do të cënojë financat

Shqipëria

Ekonomia u rrit me 4.84 për qind/ Ibrahimaj: Rritja e pagave nuk do të cënojë financat

Më: 31 mars 2023 Në ora: 16:52
Delina Ibrahimaj

Viti 2022, edhe pse me një krizë të fortë inflacioni, rezulton se shënoi rritjen ekonomike më të lartën në rajon. Sipas qeverisë, zgjerimi i ekonomisë me 4.8% rezultoi edhe më pozitive, sesa pritshmëritë e qeverisë. Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj, më një dalje publike tha se me politikat e ndërmarra, 2022 nuk shënoi rënie të konsumit.

Ministrja u ndal edhe tek reforma e pagave, sipas të cilës rritja e pagës mesatare në 900 euro është një objektiv i realizueshëm, pa cenuar financat publike.

Ne kemi bërë të ditur që po ndërmarrim një reformë madhore për rritje pagash në sektor pubilik. Do jetë një reformë e shpërndarë në dy vite, jo rritje në një vit.Sa i takon qendrueshmërisë së financave publike e përballueshmërisë, ministria e Financave ka marrë angazhim që në këtë fazë të zhvillimit të aktivitetit ekonomik në vend do vijojë me konsolidimin fiskal. Hapësirat për të përballuar reformën e pagave që është mëse e nevojshme nuk do ndikojnë, rregullat kryesore të qendrueshmërisë fiskale që lidhen me borxhin, ku niveli i borxhit publik duhet të jetë më i ulët se një vit më parë apo me ngadalësimin e nivelit të deficitit.

Sa i përket vitit aktual, qeveria parashikon se ekonomia do të rritet me 2.6%, ndërsa inflacioni do të rikthehet në objektiv në rreth 3%, një nivel ky i cili duket i vështirë për t’u realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat