“Ka fshehur vëllain që i është arrestuar jashtë vendit”/ Alibeaj i përgjigjet ashpër Berishës

Shqipëria

“Ka fshehur vëllain që i është arrestuar jashtë vendit”/ Alibeaj i përgjigjet ashpër Berishës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 17:50
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Vëllai i Alibeaj është dënuar në një nga vendet e BE për vjedhje me armë, dhe me këtë Rama po e mban peng”. Kjo ka qenë deklarata e Sali Berishës, që solli reagimin e ashpër të kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.

Në një posti, në rrjetin social Facebook, ai tha akuzat dhe shpifjet e Berishës janë të njohura në politikën shqiptare, teksa thekson se akuzat ndaj familjarëve janë rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive.

Ligjin e lustracionit, Alibeaj e cilësoi si të rëndësishëm, për të ecur drejt të ardhmes dhe për të nxjerrë nga skena politike ata që ai i quan pengje të komunizmit.

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”, shkruan Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat