Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodhë me kandidatin e PD, Roland Bejko

Shqipëria

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodhë me kandidatin e PD, Roland Bejko

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:42
Roland Bejko

“Është intelektual, i shkolluar në Paris në një nga shkollat më të mira. Atje shkollohen kryeministrat dhe presidentët dhe është pro perëndimor”, kështu ka thënë Poli Hoxha në Euronews Albania për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.

Megjithatë kur u pyet se sa shanse ka ky kandidat për të fituar, gazetari u përgjigje se nuk ka asnjë shans, sipas tij nëse qytetarët do të liheshin të lirë, ata do të kishin vetëm një votë e cila do të ishte kundër Erjon Velisë, pasi siç shprehet ai qytetarët nuk mund të votojnë PD kur del prapë Berisha dhe Meta.

“Për mua për të fituar nuk ka shanse. Nëse do e linim popullin të lirë, do të kishte vetëm një votë anti-Veliaj.

Do bëhej luftë për të hequr anti-Velinë. Si të fitojmë kur ti del prapë me Berishën dhe me Metën”,-tha gazetari Poli Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat