Deputetja shqiptare mohon akuzat se është financuar nga Rusia

Shqipëria

Deputetja shqiptare mohon akuzat se është financuar nga Rusia

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga Tirana

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për akuzat se ka marrë para nga kompani “off shore” të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Ajo u shpreh se nuk ka pasur edhe nuk ka llogari bankare jashtë vendit, ndërsa paralajmëroi padi në gjykatë kundër televizionit që publikoi lajmin.

“Pra është ky grup, që quhet “Team Jorge”, i cili është botërisht i njohur si një falsifikator dhe prodhues dezinformimi për të mbajtur në këmbë autokratët. “Team Jorge” i liderit Tal Hanan, ka një aktivitet të gjerë në Ballkan dhe Tal Hanan është një emër i njohur edhe për organet e sigurisë të vendeve tona partnere”.

“Ka disa burime të cilat i besoj, më kanë krijuar bindjen se Edi Rama, shoku i ngushtë i planeve ballkanike me Aleksander Vucic, mund të ketë përdorur të njëjtat shërbime të Izraelitit Tal Hanan, për të prodhuar edhe fushatën e shpifjeve kundër emrit tim, që ka xhiruar në gojën e qeveritarëve dhe mediat e lidhura me ta këto ditët e fundit”.

“Unë dua të sqaroj përpara opinionit publik, se Monika Kryemadhi, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë llogari bankare jashte territorit të Shqipërisë. Dua t’ju konfirmoj, se nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi jashtë territorit të Shqipërisë. Si dhe nuk kam qenë kurrë aksionere në asnjë kompani private, as brenda, as jashtë vendit, aq më shumë e lidhur me biznesmenë rus”.

Madje, ajo ka parlajmëruar padi.

“Me Artikujt, Mediat, Televizionet që ushqehen me paratë e vjedhura nga shqiptarët, do të shihemi në gjykatë. I bëj të gjitha institucioneve të drejtësisë, që në bazë të artikullit të televizionit Top Channel që e mori email nga zyra e Endri Fugës, të hapë një hetim dhe të verifikojë jo vetëm Monika Kryemadhin por edhe televizionin,  kush janë paguesit kryesor të tij, nga vijnë paratë që janë paguar, bizneset e pronarëve të televizionit”, u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat