Rikthimi i lojërave të fatit/ Artan Shyti: Duhet të ketë ndryshime në projektligj, s’është hartuar nga ekspertë bastesh

Shqipëria

Rikthimi i lojërave të fatit/ Artan Shyti: Duhet të ketë ndryshime në projektligj, s’është hartuar nga ekspertë bastesh

Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:34
Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti

Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, në një intervistë për Panorama Tv, tha se në hartimin e projektligjit për rikthimin e lojërave të fatit nuk kanë marrë pjesë ekspertë bastesh, por vetëm ekspertë qeveritare.

Ai u shpreh se duhet të ketë ndryshime në projektligj përpara se ai të miratohet nga qeveria shqiptare.

Shyti shtoi se paratë e grumbulluara nga bastet sportive duhet të shkojnë në investime për infrastrukturën sportive dhe se nuk duhen lejuar moshat nën 21 vjeç.

Pjesë nga intervista:

A ka kritere për moshën?

Qeveria punoi për të bërë një ligj të pranueshëm, që mos të hyje në baste poshtë moshës 21 vjeç. Ka shumë mënyra, ndaj dhe pika gjobitet nëse pranon nën këtë moshë. Është përgjegjësia morale dhe ligjore për të kufizuar moshën e cila nuk është e përgjegjshëm, para për sportin në dëm të tyre nuk duhen pranuar. Elementët e tjerë janë shumë të rëndësishëm, ka shumë ekspertë që duhen thirrur, mos ta bëjnë disa paraçikë ligjin dhe kur shkon i thua që kjo s’bën të thonë, epo tani e kemi bërë ligjin, se kthejmë dot mbrapsht.

Me versionin zyrtar të mbylljes thuhej se dëmtohet familja, veset duhen kufizuar duhet të ketë kushte sociale, por nuk duhen mbyllur, vetëm shtetet ideologjike e bëjnë këtë. Ne jemi shtet demokratik, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm për modelet që duhen përdorur. Mua më duket që e kanë marrë pak lehtshëm, nuk e di se kush e ka hartuar, ekspertët janë nga pjesa qeveritare.

Duhet të ketë ndryshime në projektligj për bastet, nuk ka ekspertë bastesh. Nëse kanë infiltruar në mënyrë të paligjshëm, jo zyrtare atëherë është pjesë e përgjegjësisë së shtetit pasi nuk ka qenë në gjendje t’i kontrollojë. Nuk ka nevojë për propagandë por për gjëra reale. Duhet t’i hapin pa gabuar.

Sa mund të fitojë shteti në 1 vit?

Kam përshtypje që rikthimi do jetë gradual, qeveria ka përcaktuar 18 milionë lekë, por varet si do jetë ndërtimi. Kompania duhet të ketë ortak ndërkombëtar. Mund të vijnë, projektligji flet për 5 licenca për kompanitë që do vijnë, por duhet 2024 për të kuptuar se çfarë do ndodh. Për t’u kthyer në 45 mijë euro do jetë e vështirë.

A do ketë bum të pjesëmarrësve?

Do jetë graduale, pasi pikat fizike nuk janë më. Për një farë kohe do jetë komode, ashtu siç po ndodh me të paligjshmen. Detajet do jenë problem për t’u bërë në periferi. Mënyra për t’i tërhequr lidhet shumë me përmbajtjen e ligjit.

Si mendoni se do organizohet?

Do ishte mirë që Federata e Sportit ta menaxhonte por do e ketë ministria e Ekonomisë. Në përbërje mund të ketë dhe përfaqësues nga federata dhe komuniteti olimpik, për të bërë këtë duhet të ketë ndryshim në ligjin e sportit.

Si do të ndahen të ardhurat?

Në fondin kombëtar të sportit mund të jenë të gjitha këto institucione, por nuk dihet kush do t’i marrë të ardhura. Ministria e Sportit ndan paratë për sportit, nëse Këshilli i ministrave ja jep organizatave është e drejtë e tyre. Nuk është praktikë normale. Por është një ide, është mirë që paratë që vijnë nga këto aktivitet mos të shkojnë për rroga sportistësh port të shkojnë për infrastrukturë sportive, investimi është afatgjatë, shteti duhet të krijojë kushte që të gjithë të bëjnë sport. Shqipëria po plaket, ndaj dhe moshat e dyta dhe të treta duhet të bëjnë sport, ndaj dhe paratë duhet të shkojnë për këtë gjë, jo diku tjetër.

Po paratë legale në këto kohë nga bastet?

Nuk dihet se ku kanë shkuar paratë, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Ta nxirje jashtë ligjit ka këto pasoja, kur të rikthehet do e shohim, nuk e dimë se sa do fitohet. Panorama TV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat