Berisha akuzoi Kim se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri, Evi Kokalari reagon e revoltuar

Shqipëria

Berisha akuzoi Kim se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri, Evi Kokalari reagon e revoltuar

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:14
Evi Kokolari, Sali Berisha dhe Yuri Kim

Ish-amerikania e Sali Berishës, Evi Kokalari thotë se ish kryeministri po gërmon më thellë varrin e tij me akuzat për Yuri Kim se ka prona nga korrupsioni në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Kokalari thotë se është e turpshme që të bëhen deklarata të tilla.

Në një reagim në Facebook, Kokalari shkruan se akuzat ndaj ambasadores amerikane për korrupsion të ngjashëm si të ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal, kanë kosto të madhe për demokratët. Kokalari shtoi se akuzat janë absurde dhe të turpshme përtej çdo limiti diplomatik  dhe se Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë.

“A jeni në terezi me këto akuzat e korrupsioni ndaj Yuri Kim? Dhe nëse do kishit dokumenta, kontrata, tapi pronash në emër të saj, këto duhet të çoheshin në institucionet përkatëse në Amerikë për investigim, por të akuzohet ambasadori amerikan për korrupsion të tipit McGonigal nga figura si Berisha, është përtej e turpshme dhe ka shumë kosto për demokratët.

Me këto që thotë Berisha thjesht po gërmon varrin e tij më thellë, sepse nëse mendoni se mbas ikjes së Joe Bidenit, ata që do vijnë në DASH do shohin akuzat që Berisha i bën Yuri Kim, dhe do thonë ‘le ta rihapim dosjen e këtij se është i pafajshëm’, jeni seriozisht larg realitetit. Këto akuza janë jo vetëm absurde por të turpshme përtej çdo limiti diplomatik. Berisha po humb kredibilitet me shumë njerëz në këtë pikë, dhe kjo do bjerë si barrë e rëndë në të gjithë PD”, shkroi Evi Kokalari.

Reagimi i Evi Kokalarit edhe pasi Sali Berisha iu përgjigj Yuri Kim me akuza. Ish kryeministri tha se ambasadorja amerikane bëri deklaratën e fortë që shqiptarët të mos votojnë ‘non grata-t’ më 14 maj që të fshehë aferat e veta korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat