Nuk mori pjesë në çeljen e fushatës së PD, Basha jep mesazhin e rëndësishëm nga rrjetet sociale

Shqipëria

Nuk mori pjesë në çeljen e fushatës së PD, Basha jep mesazhin e rëndësishëm nga rrjetet sociale

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:53
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

Ditën e sotme Partia Demokratike e Vulës ka çelur fushatën për zgjedhjet e 14 majit ku të pranishëm në takimin e zhvilluar kanë marrë pjesë shumë deputetë.

Por pjesë e këtij takimi nuk i është bashkuar ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Por ky i fundit edhe pse jo i pranishëm ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për Tiranën Roland Bejkon për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Takimi hapës i fushatës zgjedhore për kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, si dhe për listën e këshilltarëve të bashkisë”, shkruan Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat