Merr flakë makinë në aksin Rrogozhinë – Lushnjë, detajet e para

Shqipëria

Merr flakë makinë në aksin Rrogozhinë – Lushnjë, detajet e para

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një automjet tip “ Benz ML” ka marrë flakë mesditen e kësaj të diele në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por megjithatë mjeti është shkrumbuar totalisht.

Shkak për flakët dyshohet se është bërë një defekt. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat