Ibrahimaj: Normalizimi i çmimeve mund të na çojë në “shkrirjen” e Bordit

Shqipëria

Ibrahimaj: Normalizimi i çmimeve mund të na çojë në “shkrirjen” e Bordit

Më: 2 maj 2023 Në ora: 10:19
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për mediat në lidhje me treguesit e ekonomisë gjatë këtij 3-mujori të parë të vitit, ndër të tjera tha se situata e çmimit të hidrokarbureve në vend po shkon drejt normalizimit.

Ibrahimaj theksoi se normalizimi i çmimeve mund të na çojë në “shkrirjen” e Bordit të Transparencës.

Bordi i Transparencës është në fuqi. Në bazë të analizës së funksionimit dhe analizës së çmimeve. Bordi në bazë të vendimeve të GJK do të ketë një formë tjetër ligjore për mbylljen e aktivitetit të bordit. Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim.

Ka qenë një instrument që ka ndihmuar në mosarritjen dhe në mbajtjen në kontroll të çmimeve të karburanteve. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit”, u shpreh ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat