Plagosi me thikë dy persona, kapet 17-vjeçari në Korçë

Shqipëria

Plagosi me thikë dy persona, kapet 17-vjeçari në Korçë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:59
Korçë

Një 17-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë dy persona në Korçë.

Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14 të qytetit juglindor. Pas një konflikti për shkaqe që ende nuk dihen, i mituri ka goditur dy shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është shoqëruar në Komisariat, ndërsa ka nisur hetimi për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.

Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat