Inflacioni, rënie edhe në prill/ Ndikoi ulja e çmimit të karburanteve

Shqipëria

Inflacioni, rënie edhe në prill/ Ndikoi ulja e çmimit të karburanteve

Më: 8 maj 2023 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Për të katërtin muaj me radhë, inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, regjistron rënie.

Sipas INSTAT, edhe në prill rritja e çmimeve ishte më e ngadaltë, duke regjistruar një normë inflacioni prej 4.6%, nga 5.3% që ishte në mars. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga çmimet më të lira të karburanteve.

Në raport me marsin, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë ulur, por rënia është gati e pandjeshme.

Krahasuar me muajin e shkuar, gjatë prillit shtrenjtim të mëtejshëm kanë pësuar kryesisht çmimet e mobilieve shtëpiake, kafenetë, restorantet, si edhe pijet alkoolike e duhani, duke e mbajtur inflacionin mbi objektivin e bankës së shqipërisë prej 3%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat