Shkrumbohet banesa në Fier, e moshuara lëndohet në tentativë për t’u shpëtuar flakëve

Shqipëria

Shkrumbohet banesa në Fier, e moshuara lëndohet në tentativë për t’u shpëtuar flakëve

Më: 17 maj 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katësh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej  vetëm një e moshuar rreth të 70- ave, e identifikuar si Roza Shahu.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se e moshuara është  transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier Zija Hyka, të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat