Zbulohet për herë të parë opium në Vlorë, vihet në pranga 54-vjeçari! Ja ku ishte mbjellë droga

Shqipëria

Zbulohet për herë të parë opium në Vlorë, vihet në pranga 54-vjeçari! Ja ku ishte mbjellë droga

Më: 20 maj 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Për herë të parë është zbuluar opium i kultivuar në një ambient i hapur në Vlorë.

Gjatë kontrolleve policore në fshatin Drithas u gjetën 70 bimë të dyshuara narkotike opium në tokën e 54-vjeçarit me iniciale T. L.

Sasia e bimëve narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 54-vjeçari u arrestua si i dyshuar për kutivimin e opiumit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opium”.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë 70 bimë të dyshuara opium.

Vihet në pranga 54-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimim dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacionet e marra falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Opium”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. L., 54 vjeç, banues në fshatin Drithas, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike opium.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat