Ishte larguar nga banesa para tri ditësh, gjendet e pajetë 49-vjeçarja në Kolonjë

Shqipëria

Ishte larguar nga banesa para tri ditësh, gjendet e pajetë 49-vjeçarja në Kolonjë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një 49-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia para tri ditësh, është gjetur e pajetë në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë të Kolonjës.

Sipas policisë, viktima me iniciale M. K. vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe se nuk i janë konstatuar dëmtime fizike.

“Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat