Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të energjisë elektrike, reagon ashpër Tabaku: Ironike!

Shqipëria

Paralajmërimi i Ramës për rritje të çmimit të energjisë elektrike, reagon ashpër Tabaku: Ironike!

Më: 25 maj 2023 Në ora: 16:36
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ajo shkruan në rrjetet sociale pasi fitoi zgjedhjet lokale Rama ndihet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve.

Ajo thekson se nga vjet çmimi i energhjisë ka rënë dhe teksa të gjithë flasin për diversifikim të portofolit të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike!

Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat