Bogdani: E rëndë, agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Shqipëria

Bogdani: E rëndë, agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Më: 28 maj 2023 Në ora: 14:31
Gert Bogdani.

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike tha se jo vetëm që agjentë rus po bëjnë dokumente serbe e po lëvizin në të gjithë Ballkanin, por në bazën e Nishit, punonjësit po pajisen me dokumente diplomatike të Serbisë, gjë që është edhe më e rrezikshme.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se e vetmja mënyrë për të mos u influencuar nga Rusia, është që vendet ballkanike të ndërtojnë demokraci të konsoliduar, pasi sipas tij sa më pak korrupsion të ketë një vend aq më pak ulet mundësia

“Për bazën e Nishit, punonjësit e bazës po pajisen me dokumente diplomatike të Serbisë. Por unë do thoja një pikë shumë të rëndësishme, se vërtetë duhet parë situata aktuale, por duhet parë edhe ngae ardhmja.

E vetmja zgjidhje nga këto influenca të tilla, është ndërtimi i demokracive. Sa më demokraci të forta të ketë në vendet ballkanike, e sa më me pak korrupsion të jetë, aq më pak influencohen”,- tha Gert Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat