Gabimi që bëri sapo shkoi në SHBA, Oltion Çarkaxhija: Desh më rrahën

Shqipëria

Gabimi që bëri sapo shkoi në SHBA, Oltion Çarkaxhija: Desh më rrahën

Më: 29 maj 2023 Në ora: 23:14
Oltion Çarkaxhija

Oltion Çarkaxhija është një shqiptar i suksesshëm i cili mban një pozicion të lartë drejtuesi në kompaninë ajrore “Air Francë-KLM”.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ku ka folur për profesionin e tij dhe suksesin në karrierë.

Por si ka nisur rrugëtimi i tij? Ai është larguar nga Shqipëria në vitin 1995 dhe ka shkuar në SHBA për të bërë studime. Aty ka hasur vështirësitë e para, por njëkohësisht ka qenë edhe fillimi i rrugëtimit të tij drejt suksesit dhe ngjitjes në karrierë.

“Jam larguar në 95, kam bërë shkollën e mesme dhe kam bërë një vit ekonomikun në Tiranë. Pastaj prindërit vendosën, domethënë kishin ca lekë që i kishin vënë mënjanë. Ka qenë ajo koha kur të gjithë donim nga një makinë të blenim. Kisha 2-3 shokë që kishin blerë makinë dhe babai më tha jo makinë bir do të çoj në Amerikë. Përfundova në Karolinë të Veriut fillimisht në një kolegj të vogël. Isha vetëm. Nuk ndihesh fort mirë sepse gjuhën nuk e flet mirë, nuk arrin të kuptosh. Anglishten e flisja por të çalë. Kam pasur një episod që ka qenë interesant. Zezakët me njëri-tjetrin përdorin zhargonin me “N”, që mos ta themi për punë respekti. Një ditë të bukur, unë nuk e dija se ç’do të thonte, shikoj një nga ata zezakët dhe i them “WhatsApp “N”. Dhe gati më rrahu sepse ishte e papranueshme. I thashë… po sa kisha shkuar, ishte fiks dikush që zbret nga vapori dhe nuk e di fare kontekstin”, tregon Çarkaxhija ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat