Shoqërimi i nënkryetarit të FRPD-së, reagon Rithemelimi: Urdhër politik

Shqipëria

Shoqërimi i nënkryetarit të FRPD-së, reagon Rithemelimi: Urdhër politik

Më: 30 maj 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Rithemelimi e konsideron shoqërimin e nënkryetarit të FRPD-së urdhër politik.

“Në një kohë kur krimi po bën ligjin dhe shteti shqiptar është gjunjëzuar përpara tij, policia e shtetit vijon ti bindet urdhërave politik. Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës  n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati. Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhërat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj.

Kjo situatë kriminale ku për ligjin nuk pyet askush, është fytyra e vërtetë e qeverisë Rama e cila në gjithë këto vite ka zgjedhur që të bëhet palë me të keqen. Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion.

Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej cdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim. Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhërave politik pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që ti mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend”- thuhet në njoftimin e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat