Me 13 doza kokaina në automjet, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec

Shqipëria

Me 13 doza kokaina në automjet, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar një 22 vjeçar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i 22-vjeçarit, me profesion zjarrfikës, u krye pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Honda Civic” që ai drejtont.

Aty u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e të riut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat