I riu vrau nënën e tij, flasin fqinjët e familjes Muhollari në Përmet: Djali ishte me 10-ta në shkollë

Shqipëria

I riu vrau nënën e tij, flasin fqinjët e familjes Muhollari në Përmet: Djali ishte me 10-ta në shkollë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur ditën e djeshme në Përmet, ku 24-vjeçari Albi Muhollari mbyti nënën e tij me qese plastmasi.

Një ditë pas ngjarjes, fqinjët janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje, ndërsa shprehen se i riu nuk kishte shfaqur më herët shenja depresioni.

Një prej fqinjëve tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë.

Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.

“Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit.

E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin. Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë.”- thanë fqinjët për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat