Korçë/ 46-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Shqipëria

Korçë/ 46-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat