Kush është politikani që shantazhohet për video intime? Gazetarja jep detaje

Shqipëria

Kush është politikani që shantazhohet për video intime? Gazetarja jep detaje

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 10:18
Gazetarja Aida Topalli

Gazetarja Aida Topalli është shprehurës në vendin tonë persona të caktuar disponojnë video intime të personazheve politikë apo zyrtarëve, të cilat i përdorin si shantazh për të marrë para.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se politikanët nuk e denoncojnë rastin në polici për shkak të prishjes së imazhit.

Ajo nuk i tha me emra, por shtoi se politikanët preferojnë të japin para në vend të publikimit të videos.

“Ka pasur raste që persona të caktuar kanë video të personave që janë në politikë dhe ua dërgojnë në formën e një gjobe në mënyrë që të mos publikohet ti duhet të më japësh kaq para. Ata preferojnë të japin para dhe video të mos shfaqet, sesa të shkojnë në polici të bëjnë denoncim dhe video të mos shfaqet. Ne kemi në politikën shqiptare personazhe të cilëve u disponohet video dhe nuk mund të shkojnë të denoncojnë në polici”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat