Parashikimi i motit/ Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe shi

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Paraditja me diell, pasditja sjell vranësira dhe shi

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat