Debatet dhe përplasjet në mbledhjen e Kryesisë/ Kolegji i Kryetarëve të PD-së dënon dhunën

Shqipëria

Debatet dhe përplasjet në mbledhjen e Kryesisë/ Kolegji i Kryetarëve të PD-së dënon dhunën

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:00
Selia e PD-së

Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike në mbështetje dhe në besim të plotë të organeve drejtuese të Partisë Demokratike dënon çdo akt dhune duke bërë thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë është ngritur dhe ekziston mbi sakrificën e qindra mijëra demokratëve të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, çdo tentativë për ta përbaltur mundin, sakrificën dhe shqetësimin e atyre demokratëve të ndershëm që kanë punuar pa u lodhur për çdo votë dhe çdo mandat të deputetëve të Partisë Demokratike, i shërben vetëm kundërshtarëve tanë politikë, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standartin e çdo procesi dhe kjo është VOTA.

Përpjekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma përtej votës, janë përpjekje të dështuara dhe nuk janë garanci për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe bashkërendimin e aksionit tonë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat